Flash

Kërkoheshin për vepra të rënda penale, ekstradohen dy shqiptarë nga Londra

Lapsi.al 1 August 2020
Kërkoheshin për vepra të rënda penale, ekstradohen dy

Policia bën me dije se janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasit Hektor Mahmutaj i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”. Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Gjithashtu është ekstraduar drejt Shqipërisë shtetasi Ronaldo Kolndreu, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan,...

13:43

Zjarr masiv në një zonë pyjore të Devollit

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në fshatin Sul të Devollit. Një vatër aktive zjarri vazhdon prej dy ditësh duke përfshirë një sipë...

11:30

Isa Mustafa fiton betejën me Covid 19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur ta kalojë pa probleme koronavirusin. Në një test të dytë ai ka rezultuar negativ. Është vet...

11:47

15 raste të reja me Covid në Durrës

Në Durrës janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 r...

10:18

Plagosje me armë në Fier

Ngjarje e rëndë në Fier. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Mbrostar-Ferko, 50-vjeçari N.XH është plagosur me armë në ba...

10:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI