Flash

Konservatorët europianë dënojnë ndryshimet kushtetuese, thirrje Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit

Lapsi.al 1 August 2020
Konservatorët europianë dënojnë ndryshimet kushtetuese,

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë - ECR, një nga grupet më të fuqishme politike në Parlamentin Europian, kane dënuar ashpër kryeministrin Rama për prishjen e konsensusit përmes ndyshimeve të njëanshme të Kushtetutës, të cilat ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

ECR ka ashpërsuar tonet teksa deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standartet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

ECR i është drejtuar partise në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashmë ligj.

Më poshtë deklarata e plotë zyrtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR:

"Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë - ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan,...

13:43

Zjarr masiv në një zonë pyjore të Devollit

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në fshatin Sul të Devollit. Një vatër aktive zjarri vazhdon prej dy ditësh duke përfshirë një sipë...

11:30

Isa Mustafa fiton betejën me Covid 19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur ta kalojë pa probleme koronavirusin. Në një test të dytë ai ka rezultuar negativ. Është vet...

11:47

15 raste të reja me Covid në Durrës

Në Durrës janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 r...

10:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI