Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Kriza e Covid, shqiptarët ulin shpenzimet për argëtim

Lapsi.al 31 July 2020
Kriza e Covid, shqiptarët ulin shpenzimet për argëtim

Pandemia e ka kushtëzuar pothuajse tërësisht mënyrën se si njerëzit, kryesisht të rinjtë, e kalojnë kohën, apo dhe argëtohen këtë verë, sidomos pas ndalimit të muzikës dhe lokaleve të natës në bregdet dhe mbylljes të kinemave e shfaqjeve teatrale.

Por, mesatarisht çdo vit, shqiptarët shpenzojnë rreth 3.1% të vlerës së shtuar bruto në vend për argëtim e kulturë, që për vitin 2018, kur janë dhe të dhënat e fundit të INSTAT, i korrespondon një shume prej rreth 360 milionë euro.

Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.

INSTAT, në publikimin për prodhimin e brendshëm bruto rajonal të vitit 2018, publikuar së fundmi, ka bërë dhe ndarjen e shpenzimeve për argëtim sipas rajoneve.

Rekordin e mban si gjithmonë kryeqyteti. Qytetarët e Tiranës shpenzojnë 4.8% të parave të tyre për t’u argëtuar, një përqindje që ka mbetur e pandryshuar në raport me vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë vijon të mbetet Korça, e cila vitet e fundit është bërë një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe për të huajt. Por, në 2018-n, pesha e shpenzimeve për argëtim është ulur nga 2.9% vitin e mëparshëm në 2.6%.

Lezha renditet e treta, me 2.6% të vlerës së shtuar bruto që shkon për argëtim, me rritje të ndjeshme nga 2% vitin e mëparshëm.

Tendencë në rritje kanë shënuar dhe Vlora e Shkodra, duke arritur në 2.4% secila.

Më pas renditet Durrësi, që ka shënuar rënie, nga 2.4% në 2%.

Por, tkurrja më e madhe ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, që më parë “konkurronte” me Tiranën për peshën e lartë të shpenzimeve për argëtim. Pas mbylljes së burimeve të paligjshme të parave që vinin nga zonat e Gjirokastrës, qyteti duket se është bërë më “dorështrënguar’ për të derdhur para në shpenzime që nuk janë të domosdoshme.

Kukësi dhe Dibra, që janë dhe qytetet më të varfra në vend, renditen nga fundi i listës.

Por, qyteti në Shqipëri, që pothuajse nuk argëtohet fare është Fieri, që është një nga qytetet më të mëdha në vend, pas Tiranës e Durrësit. Banorët e Fierit shpenzojnë më pak se 1% të vlerës së shtuar bruto për të dalë, shkuar në kinema, apo aktivitete të tjera.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%)./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43