Flash

Ditë “e zezë” për Kosovën, 16 viktima nga covid në 24 orë

Lapsi.al 30 July 2020
Ditë “e zezë” për Kosovën, 16 viktima nga covid

Kosova shënoi ditën më të rëndë që nga shfaqja e pandemisë. Autoritetet thanë se në 24 orët e fundit 16 veta humbën jetën duke e çuar në 212 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Brenda kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 258 raste të reja të të prekurve nga 480 të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se Prishtina me 53 veta ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Rastet e së enjtes e çuan në 8 mijë e 104 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 4 mijë e 463 raste, ndërsa 3 mijë e 429 mbeten raste aktive.

Që nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar 158 vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi që sipas tyre spitalet e Kosovës po përballen me mbingarkim të kapaciteteve pasi që aktualisht Kosova ka rreth 700 shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.

Të martën qeveria e Kosovës miratoi një sërë masash përmes të cilave synohet frenimi i përhapjes së COVID-19. Masat kufizojnë lëvizjet e qytetarëve në disa qytete të vendit, lëvizjen e të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike si dhe grumbullimet e më shumë se pesë personave në një hapësirë.

Bashkësia Islame e Kosovës vendosi të pezullojë faljen e Bajramit dhe veprimtaritë e tjera për dhjetë ditë për shkak të situatës me COVID-19.

Në një porosi drejtuar besimtarëve, kryetari i kësaj bashkësie, myftiu Naim Tërnava, bëri thirrje që të ruhet shëndeti i qytetarëve në kohën e krizës me koronavirus.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI