Flash

FOTO/ Pëson avari helikopteri shqiptar, ulet në fushën me bar në Itali

Lapsi.al 30 July 2020
FOTO/ Pëson avari helikopteri shqiptar, ulet në fushën me bar

Mediat italiane kanë publikuar foto të një helikopteri ushtarak shqiptar të ulur në një fushë me bar të korrur. Mesohet se këtë mëngjes ai o kthehej në shtëpi nga Franca, por pati një avari dhe duhej të bënte një ulje emergjente në fshatin Poppi.

Në vend kanë shkuar karabinierët që i kanë ofruar ndihmë. 4 anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore, por procedurat për riparimin e defektit kanë qenë të gjata dhe komplekse. Shkak është bërë mbinxehja e njërit prej motorëve që ka bërë të domosdoshëm aktivizimin e procedurave të urgjencës, duke detyruar uljen.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangu më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në struktura“, - shpjegojnë karabinierët italianë.

Teknikët do të ndërhyjnë për të vlerësuar masën e dëmit. Bisedimet janë duke u zhvilluar midis autoriteteve shqiptare dhe italiane për rikuperimin e helikopterit, ndërkohë ai është vendosur në një vend të sigurt dhe i monitoruar për të mos lejuar që dikush t’i afrohet.

elicottero-caduto (2)

elicottero-caduto

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI