Flash

Pandemia ndryshon ritet e Kurban Bajramit (VIDEO)

Lapsi.al 31 July 2020
Pandemia ndryshon ritet e Kurban Bajramit (VIDEO)

Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin. Besimtarët në vendin tone e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit nëpër xhami, ndonëse të diktuar nga një protokoll i veçanta për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata kanë falur namazin brenda në xhami dhe në sheshet pranë tyre, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë respektuar distancën si dhe duke vendosur maskë.

Ky i rit është ndjekur dhe në vende të ndryshme të botës. Ceremonia qëndore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa

Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN

• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

• Të mbahet maska nga çdo besimtar.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI