Flash

Pas Haradinajt, edhe Limaj i pakënaqur me qeverinë e Hotit

Lapsi.al 23 July 2020
Pas Haradinajt, edhe Limaj i pakënaqur me qeverinë e Hotit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë mbrëmë në T7 se nuk ka qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi.

“S’kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di”, është shprehur Limaj.

Limaj ka shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën si po zhvillohet dialogu me Serbinë.

“Video-samiti dhe vizita në Bruksel kanë qenë me pëlqimin e partive në koalicion. Nuk e kemi ditur se për çfarë është biseduar. Por për përgatitje po. Kemi pasur platformën e përbashkët.

Nga temat që janë biseduar kemi vërejtjet tona si Nismë. Rreziku është që po kthehemi në një dialog teknik. Fatkeqësisht tri vjet kemi humbur dialog pa lidhje. Për teka individuale. Jemi për dialog por për tema vitale. Nuk duam më dialog për normalizim, por për njohje reciproke.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të negociojë për njohje, atëherë ne nuk jemi të interesuar. Atë ditë patëm problem me sjelljen e Vucic. Ai tha se jemi të interesuar të flasim për ekonomi, por jo për njohje. Çfarë ekonomie pa njohje?”, - thotë Limaj.

Një ditë më parë edhe kreu i AAK-së shprehu pakënaqësi për mënyrën si po e drejton qeverinë Avdullah Hoti. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2020/07/22/haradinaj-kercenon-hotin-nese-vazhdon-keshtu-do-ta-rrezojme-qeverine/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI