Flash

Haradinaj kërcënon Hotin: Nëse vazhdon kështu do ta rrëzojmë qeverinë

Lapsi.al 22 July 2020
Haradinaj kërcënon Hotin: Nëse vazhdon kështu do ta

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. 

Ai ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i bëri ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksandër Vuciç.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj duke shtuar: “Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet.

Nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përballë takimit me Aleksandër Vuciçit ku kishte përvojën e parë dhe duke lënë jashtë takimit Selim Selimin”, - tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e rrëzoi vetë veten nga pushteti.

“Kurti ka rrëzuar veten. Sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”, - shtoi Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI