Flash

Zëdhënësja e PD nxjerr dokumentet: Veliaj tender për mobilimin e një biblioteke që nuk ekzistonte

Lapsi.al 22 July 2020
Zëdhënësja e PD nxjerr dokumentet: Veliaj tender për

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e quajti kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj “kryemashtrues”, sepse sipas saj pas demaskimit publik ai ka anuluar tenderin për mobilimin e një biblioteke inekzistente në Kombinatit.

“Kryebashkiaku i emëruar, paska dalë dje në këshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim për një vend fantazëm që biblioteka ende s’ka. Por në relacionin teknik siç mund ta shikoni në tender e ka te caktuar edhe godinën ekzistuese edhe arsyet e mobilimit që s’kishin lidhje me realitetin.

Vetëm një mashtrues serial i kapur në shpërdorim mund të vazhdojë të mashtrojë publikun me pallavra edhe pse në fakt e ka anuluar se letrat e çonin për ndjekje penale. Veliaj e ka kthyer Tiranën në beton, ka paralizuar qytetin dhe mendon vetëm për oligarkët dhe pasurimin e tij” – thotë Zhupa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI