Flash

Rama: Nesër votojmë marrëveshjen e 5 qershorit, nuk preket nga ndryshimet kushtetuese

Lapsi.al 22 July 2020
Rama: Nesër votojmë marrëveshjen e 5 qershorit, nuk preket nga

Kryeministri Edi Rama siguroi se nesër në Kuvend do të votohet dhe do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hyjë në fuqi. Ai siguroi se ajo marrëveshje nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese pasi përmbajtja e saj nuk preket nga asgjë dhe këtë e kanë konstatuar edhe ekspertët në Këshillin Politik.

”Ajo që kemi diskutuar me ekspertët në atë pjesë të shkurtër në mbledhje ka qenë adresimi i çështjeve, që u ngritën dje. Në një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Këtu ekspertët kanë dhënë një përgjigje shteruese. Që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit, asgjë. Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër. Dhe nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen kur ndërkohë ka një nen të marrëveshjes, kjo s’ka të bëjë fare, është absurditet. Marrëeshja e 5 qershorit votohet nesër. Në 30 qershor do të votohen ndryshimet kushtetuese. PD s’ka çfarë pret nga Këshilli lidhur me çështjet që ka ngritur.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI