Flash

Nis mbledhja e Këshillit Politik, mungon opozita

Lapsi.al 22 July 2020
Nis mbledhja e Këshillit Politik, mungon opozita

Këshilli Politik është mbledhur sërish këtë pasdite për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore një ditë pas marrëveshjes PS- opozitë parlamentare.

Në mbledhjen e sotme ka konfirmuar pjesëmarrjen kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten.

Ndërkohë mësohet se pjesë e tyrezës është dhe i dërguari i SHBA, Ian Crawford i cili është shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerkane. Crawford nuk është emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik.e cila u konkretizua më 5 qershor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI