Flash

Gjiknuri vijon teatrin. Bën sikur pret opozitën

Lapsi.al 22 July 2020
Gjiknuri vijon teatrin. Bën sikur pret opozitën
Damian Gjiknuri bën sikur nuk ka kohë. Ndonëse opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e premte, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore,  i ka përsëritur thirrjen  përfaqësuesve të PD dhe LSI që të konfirmojnë prezencën në mbledhjen e sotme. Gjiknuri thekson se maxhoranca është e gatshme të takohet edhe të enjën edhe të premten, por sipas tij koha është shumë e çmuar në kushtet ku sipas tij Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 korrik. "Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë" ka shkruar ai. Lexo me tej:

Opozita i përgjigjet kërkesës së Ramës për të mbledhur Këshillin Politik

Mbrëmë maxhoranca dhe opozita fallco në Kuvend firmosën një marrëveshje sipas të cilës, grupi opozitar do të votonte pro “5  qershorit” më 23 korrik dhe më 30 korrik do të votoheshin ndryshimet kushtetuese qe i permbysin keto te parat duke shnderruar ne nul marreveshjen e 5 qershorit. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI