Flash

Yuri Kim vazhdon turin e mbrojtjes së 5 qershorit. Ndalon tek Meta

Lapsi.al 22 July 2020
Yuri Kim vazhdon turin e mbrojtjes së 5 qershorit. Ndalon tek Meta

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vazhdon turin e saj të heshtur  në mbrojtje të marrëveshjes të 5 qershorit.

Kim është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit, qe zgjati rreth nje ore, vjen pak para mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga mazhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.

Takimi u organizua në kulmin e debatit politik opozitë- qeveri në lidhje me ndryshimet Kushtetuese, ku presidenti Ilir Meta ka qenë kritik, duke mos hezituar edhe të paralajmërojë se nëse miratohen këto ndryshime, ai nuk do ta njohë kryeministrin që del nga zgjedhjet e vitit 2021.

Ambasadorja zhvilloi edhe dje një takim në kryeministri, ku u diskutua në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe marrëveshjen e 5-qershorit.

Fill pas takimit, kryeministri firmosi një marrëveshje me opozitën parlamentare ku garantohet votimi më 23 korrik në parlament i marrëveshjes së 5 qershorit.

Por kjo garanci e re PS- opozitë parlamentare, nuk ka bindur dot PD dhe LSI. Demokratët thanë se kjo është manovër e kryeministrit Edi Rama për të kaluar në kuvend fillimisht marrëveshjen e një javë më pas ta prishë atë me ndryshimet Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI