Flash

VIDEO/ Kaos në kufirin me Greqinë, qindra shqiptarë kalojnë natën jashtë

Lapsi.al 22 July 2020
VIDEO/ Kaos në kufirin me Greqinë, qindra shqiptarë kalojnë

Një numër i madh qytetarësh kanë pasur probleme në kalimin e kufirit me Greqinë mëngjesin e sotëm. Abc News raporton se në Kakavijë, nga ora 24.00 kufiri është mbyllur dhe udhëtarët presin në radhë. Deri më tani ato nuk kanë marrë asnjë shpjegim se pse ka ndodhur ky bllokim lëvizjesh.

“Kemi që në 12 të natës të bllokuar, shteti të bëjë diçka. Unë jam rezidente në shtetin fqinj, nuk na kanë thënë asgjë para se të vinit ju. Ata nuk pranojnë që të kalojmë ne në Greqi, ndërsa lëvizja e kundërt lejohet, gjithmonë bëhet kjo padrejtësi, kjo nuk më pëlqen”, - është shprehur një grua.

Deri më tani justifikimi i vetëm nga dogana greke bëhet me dije se ka problemi sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.

Ndërkohë Qafë Bota një tjetër pikë kufitare duke filluar nga dita e sotme deri me 4 korrik do të jetë e mbyllur dhe hyrja në shtetin grek do të lejohet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Video-2020-07-22-at-10.05.48.mp4"][/video]

Të këshilluara

Oerd Bylykbashi: Pakt-vrasësi Edi Rama

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe asaj që njihet si “opozita” parlamenta...

23:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI