Flash

Probleme në kufirin me Greqinë/ Shqiptarëve u ndalohet sërisht hyrja

Lapsi.al 22 July 2020
Probleme në kufirin me Greqinë/ Shqiptarëve u ndalohet

Dogana greke ka ndaluar përkohësisht hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për shkak të një problem me sistemin PLF, sistemi për kontrollin e formularit të detyrueshëm të udhëtarit në kushtet e pandemisë.

Kjo ka krijuar radhë të gjatë dhe vonesa në këto pika.

Shqiptarët mund të udhëtojnë drejtë Greqisë përmes pikat kufitare tokësore të Kakavijës dhe Kapshticës prej 1 korrikut. Por të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe nuk janë rezidentë duhet të plotësojnë 48 deri në 72 orë para udhëtimit, një formular online për të regjistruar të gjithë të dhënat e tyre dhe vendqendrimin në Greqi.

Pas plotësimit të formularit online, udhëtari merr një e-mail konfirmimi me një barcode të cilin duhet ta tregojë para autoriteteve greke.

Udhëtarët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin nëse nuk paraqesin këtë barcode.

Udhëtarëve nuk do t´i kërkohen testimet e Covid-19. Policia do të përzgjedhë rastësisht udhëtarët që do të testojë në kufi. Nëse rezultojnë të infktuar me Covid-19, ata janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Të këshilluara

Oerd Bylykbashi: Pakt-vrasësi Edi Rama

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe asaj që njihet si “opozita” parlamenta...

23:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI