Flash

Oerd Bylykbashi: Pakt-vrasësi Edi Rama

Lapsi.al 21 July 2020
Oerd Bylykbashi: Pakt-vrasësi Edi Rama

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe asaj që njihet si “opozita” parlamentare për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese.

Bylykbashi shprehet ky është një pakt vrasësi dhe vetëm Edi Rama është i aftë të bëjë një marrëveshje, për të prishur një marrëveshje tjetër.

Më tej, Bylykbashi shprehet se 21 korriku, është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama.

“Pakt-vrasesi. Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marrëveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marrëveshje.

Mos harroni! 21 korriku eshte 4-vjetori i marrëveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)” – shkruan Bylykbashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI