Flash

Rama i dërgon sinjal Bashës: Të ulemi në tryezë menjëherë

Lapsi.al 21 July 2020
Rama i dërgon sinjal Bashës: Të ulemi në tryezë

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një ftesë kreut të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në tryezën e Këshillit Politik dhe për të diskutuar hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese. Pasi firmosi një marrëveshje me deputetët brenda parlamentit Rama tha se tani është koha për një dakordësi edhe më Partinë Demokratike.

“Unë e kam sqaruar edhe në Këshillin Politik. Nuk do të ketë një ndalim të koalicioneve. I bëj një apel Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve që të mos e refuzojnë tryezën. Nuk jemi dakord për të rënë dakord për të gjitha, por kemi mundësi të biem dakord për shumëçka.

PS i ka bërë të gjitha përpjekjet e veta. PS nuk e bën për interesin e saj partiak. PD është një realitet politik, nuk është institucional, por ne nuk mund ta injorojmë” – tha ndër të tjera Rama.

I pyetur se po ndalon koalicionet parazgjedhore për shkak të frikës nga humbja, Rama u përgjigj: “Frikë nga koalicionet? Që unë do humbas nesër është një këngë që rrotullohet prej shumë vitesh tani, që kur kandidoja për bashkinë e Tiranës. Edhe unë kam pasur momentet e vështira dhe humbjet e mia. Nuk vlen të numërojmë humbjet dhe fitoret, por vlen të numërojmë sa herë ringrihemi. Çfarë thonë ata e kanë të drejtë ta thonë. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI