Flash

Reforma zgjedhore, Rama pritet të firmosë një marrëveshje edhe me Myslim Murrizin

Lapsi.al 21 July 2020
Reforma zgjedhore, Rama pritet të firmosë një marrëveshje

Top Channel ka siguruar draft-marrëveshjen politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Në këtë draft marrëveshje, shkruhet se palët janë dakordësuar në katër pika kyçe për Reformën Zgjedhore.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvend, përfaqësuar nga kryetari i Grupit, Taulant Balla, duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ka vendosur:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.”

Kujtojmë se rreth orës 19:00 ka filluar mbledhja e kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI