Flash

PD nxjerr videon: Rama i tmerruar nga humbja e pushtetit, shihni si gënjen për koalicionet

Lapsi.al 21 July 2020
PD nxjerr videon: Rama i tmerruar nga humbja e pushtetit, shihni si gënjen

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar vendimin e Komisionit të Ligjeve ku flitet për ndalimin e koalicioneve. Bardhi deklaron se Edi Rama sa herë që hap gojën gënjen. Sipas tij, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës.

Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI