Flash

Maxhoranca miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas paktit të 5 Qershorit. Opozita parlamentare voton kundër

Lapsi.al 21 July 2020
Maxhoranca miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas paktit të 5

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u dakordësuan në tryezën e Këshillit Politik më 5 Qershor.

Gjatë mbledhjes së sotme, relatori i projektligjit, Alket Hyseni ka lexuar nën për nen amendamentet e dakordësuara nga opozita jashtë parlamentare në bashkëpunim me Damian Gjiknurin.

Hyseni nuk është ndalur në nenet specifike, duke mos shpjeguar përmbajtjen e tyre, por të gjitha propozimet morën 3 vota kundër të anëtarëve të opozitës së re në parlament, të cilët përkrahin nismën e ndryshimeve Kushtetuese të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.

Pas këtij miratimi, nisma e Kodit Zgjedhor është gati të shkojë në seancë plenare për t’iu nënshtruar votimit final në raste se do të arrihen 84 votat e nevojshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI