Flash

OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit

Lapsi.al 21 July 2020
OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm.

“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë”, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Deri më tani, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit.

Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima.

Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.

Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima.

“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë”, tha Ryan.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI