Flash

Tabaku për borxhin: Rritje mbi 30%, çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për fasadat e qeverisë

Lapsi.al 21 July 2020
Tabaku për borxhin: Rritje mbi 30%, çdo shqiptar paguan rreth 4500

Ish-deputetja Jorida Tabaku shkruan në një postim në facebook se borxhi  për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë.

Sipas Tabakut, në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të.

“Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.”- shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeverise.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI