Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Basha: Unë jam nënprodukt i një prej spastrimeve etnike serbe në Kosovë

Lapsi.al 21 July 2020
Basha: Unë jam nënprodukt i një prej spastrimeve etnike serbe

Lulzim Basha reagoi pas takimit me kreun e komunës së Prishtinë se ai vetë është nënprodukt i një prej spastrimeve etnike serbe në Kosovë.

"Askush dhe asgjë, nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, e cila ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni që si synim kishte genocidin, spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e viteve ’20. 

Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare të bëjë drejtësi, sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë." - shkruan Basha mes të tjerash.

Postimi: 

Një takim të përzemërt dhe miqësor zhvillova mëngjesin e sotëm me z.Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës. Diskutuam lidhur me situatën e shkaktuar nga COVID- 19, por dhe situatën politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Nuk mund të barazohet kurrë lufta për liri e një populli, me përpjekjet shekullore për spastrimin etnik të Kosovës nga banorët e saj.

Kam vlerësuar qëndrimet e Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, zotit Kadri Veseli, të cilët e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për t'u përballur me drejtësinë, si një traditë e pandërprerë nga të gjithë drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës dhe shpreh bindjen, se nga përballja me drejtësinë do të përfitojë edhe njëherë populli i Kosovës, dhe do të vërtetohet kauza e drejtë. Askush dhe asgjë, nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, e cila ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni që si synim kishte genocidin, spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e viteve ’20.

Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare të bëjë drejtësi, sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Me z.Ahmeti ramë dakord për rëndësinë historike të dialogut me Serbinë, me qëllim njohjen reciproke midis dy shteteve te pavarura, ku me rëndësi jetike është bashkëpunimi i ngushtë midis partnerëve strategjikë të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

E garantova z.Ahmeti, për një mbështetje totale për të gjitha vendimet e institucioneve dhe forcave politike të Kosovës. Vetëm përmes një qasjeje dhe koordinimi si ai që siguroi shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen e Kosovës nga shumë vende të botës, do të mund të bëjmë progres në proceset integruese.

Shërbimi më i mirë që mund t'i bëhet Kosovës në këtë moment, është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, për konsum të brendshëm, që në fakt e ka dëmtuar Kosovën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI