Flash

Dyndja në plazhe/ Policia heqje patentash e arrestime në fundjavë

Lapsi.al 21 July 2020
Dyndja në plazhe/ Policia heqje patentash e arrestime në fundjavë

Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radarë e dragera janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:

• 37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,

• 94 për shpejtësi,

• 28 për qarkullim në sens të kundërt,

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:

• 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,

• 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,

Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:

• 278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,

• 308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

• 666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,

• 2011 për parkim të gabuar,

• 957 për shkelje të ndryshme.

Edhe gjatë javës shërbimet e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI