Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Rama: I kënaqur që arritëm marrëveshjen me Myslim Murrizin

Lapsi.al 21 July 2020
Rama: I kënaqur që arritëm marrëveshjen me Myslim Murrizin

Kryeministri Edi Rama tha se ishte i kënaqur që kishte arritur një marrëveshje me opozitën parlamentare.

“I kënaqur nga marrëveshja se kemi arritur një marrëveshje të gjerë edhe pse jo total. Këmi një marrvëshje të gjerë për ndryshimin për të hapur listat që qytetarët të zgjedhin deputetin që duan. Marrëveshja parashikon që të vazdhojnë negociatat edhe me opozitën jashtë parlamentaree. Është mirë që të mblidhet sa më shpejt Këshilli Politik. Opozita jashtë parlamentare kërkonte të dinte datën e saktë se kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe kjo datë është 23 korriku. Aty do të jetë edhe ndryshimi kushtetues për hapjen e listave" - tha Rama.

Në takimin, i cili u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, Rama shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërsa nga ana e opozitës parlamentare merrin pjesë tre kryetarët e grupeve parlamentare; Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai. Bashkë me ta është e pranishme edhe Rudina Hajdari.

4 PIKAT E MARRËVESHJES:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI