Flash

Sot mblidhet Këshilli Politik, por opozita po shqyrton bojkotin

Lapsi.al 22 July 2020
Sot mblidhet Këshilli Politik, por opozita po shqyrton bojkotin

Ndërsa sot pritet të mblidhet sërish sot Këshilli Politik, opozita është duke shqyrtuar mospjesmarrjen. Propozimin e ka bërë anëtari i mazhorancës Damian Gjiknuri që në njoftim thotë se do të diskutohet çështja e hapjes së listave, por PD mund të mos shkojë në tryezë mësojnë burime të Lapsi.al pranë kësaj partie. "ne ende nuk kemi marrë një vendim për të marrë pjesë, ndërkohë që Rama këtej bën sikur diskuton me ne, nga an tjetër shkon përpara me axhendën e ndryshimit të njëanshëm të kushtetutës" komentoi burimi.

“Propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e mërkurë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama”, - shkruante Gjiknuri në kërkesë.

Mazhoranca firmosi një ditë më parë një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së martës është shprehur kundër marrëveshjes Rama – Murrizi duke e akuzuar kryeministrin si shkelës së marrëveshjes së 5 qershorit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Oerd Bylykbashi: Pakt-vrasësi Edi Rama

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe asaj që njihet si “opozita” parlamenta...

23:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI