Flash

Mbi 240 raste të reja me Covid në Kosovë, 6 të vdekur

Lapsi.al 22 July 2020
Mbi 240 raste të reja me Covid në Kosovë, 6 të vdekur

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.

Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.

IKSHPK-ja tha se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3,369.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 6,286 raste pozitive.

Aktive aktualisht janë 2,762 raste./REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI