Flash

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 110 shqiptarë

Lapsi.al 22 July 2020
Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 110 shqiptarë

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të personave që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Janë riatdhesuar ditën e sotme 110 shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Operacioni u zhvillua ditën e sotme dhe ishte i organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Mbasditen e somte, në Rinas, u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI