Flash

Shpërthimi në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, policia arreston një person

Lapsi.al 23 July 2020
Shpërthimi në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, policia arreston një

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga administratorin e firmës ku një ditë më parë u plagosën 3 punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Ngjarja ndodhi në firmën Alba Gaz në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI