Flash

Bert Ndrenika si Shaban Qosja, kujtohet sërish të flasë për teatrin (video)

Lapsi.al 23 July 2020
Bert Ndrenika si Shaban Qosja, kujtohet sërish të flasë për

Robert Ndrenika është bërë si Shaban Qosja. Edhe kur afera e teatrit harohet pak, ai ngre zërin në publik që njerzit ta kujtojnë si e ka dredhur. Ai ka thënë sot se ndihet i lumtur që ka parë projektin e ri i cili nuk do të ketë as kulla brenda teritorit të teatrit, por do të jetë shumë më i mirë sesa ishte.

Por aktori që bën sikur i gëzohet lartësimit të një godine moderne bën sikur harron se ai e ka quajtur teatrin "Jeruzalemi ynë" se pati deklaruar para ministres Kumbaro, kur rinisi të qarkullojë ideja për shembjen e godinës : “Unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje nëse prishet Teatri”. Shikojene edhe me vido (poshtë) si iu përgjigj ai gazetares Eni Vasili kur e pyeti për prishjen e mundshme:  "Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë".

Por së paku në vend që të priste me durim që koha ti fshinte këto kujtime aspak të lavdishme, kur vëmendja mediatike është larguar disi nga teatri, Ndrenikën e thërrasin sërish të bëhet lajm propagandistik. Dhe këtu ai nuk meriton krahasi tjetër vecse me ate personazhin e famshëm që kruhej vetë.

©Lapsi.al

Reagimi i plotë i aktorit

“Falënderim! Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli, dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim, dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin. Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë”, është shprehur Ndrenika.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI