Flash

Bursa Shqiptare e Energjisë nis operimin në vitin 2021, aksionerë veç Shqipëria dhe Kosova

Lapsi.al 17 July 2020
Bursa Shqiptare e Energjisë nis operimin në vitin 2021, aksionerë

Bursa Shqiptare e Energjisë, e cila prej kohësh lakohet si një hallkë e rëndësishme e tregut, që do të garantojë transparencë dhe konkurrencë, nuk pritet të fillojë funksionimin e saj para tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë bëri të ditur se ky është afati i dhënë nga qeveria shqiptare teksa kjo e fundit ka qenë e angazhuar për të zgjedhur aksionerët që do të ishin pjesë e Operatorit të Tregut. Edhe pse gara ishte e hapur, të vetmit që duket se do të jenë pjesë e kompanisë aksionere janë kompanitë publike të transmetimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Vendet në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës ku ende mungon kuadri ligjor, janë në proces krijimi të tregut të një dite me parë (bursa). Së fundmi, krijimi i tregut të një dite në avancë (APEX) në Shqipëri dhe bashkimi i saj me Kosovën është përshpejtuar. Procedura për të zgjedhur aksionerët e APEX u krye më 29 qershor 2020. Kompania, me operatorët e sistemit të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës, si aksionerë, pritet të fillojnë veprimtarinë në tremujorin e parë 2021.

Bashkimi i tregjeve të ditës në avancë me Shqipërinë dhe Kosovën, po ecën paralelisht. Në Maqedoninë e Veriut, korniza ligjore për përcaktimin e një tregu të dedikuar të energjisë elektrike (NEMO) u adoptua dhe një propozim nga rregullatori që emëron operatorin maqedonas të tregut të energjisë (MEMO) u paraqit në Qeveri. Vendimi përfundimtar pret qeverinë e re pas zgjedhjeve të korrikut 2020. Përcaktimi i një tregu të ditës në avancë në Mal të Zi ka ngecur në mungesë të marrëveshjeve me partnerin strategjik Nord Pool të zgjedhur në prill 2019” raportoi Sekretariati”.

Më herët, një nga kompanitë më të njohura në administrimin e bursave të energjisë, norvegjezja Nord Pool, shprehu interes në fazat e para por nuk është e qartë se në çfarë faze ka mbetur interesi. Bursa Shqiptare e Energjisë, sipas modelit të tregut, që solli ligji për sektorin e energjisë i vitit 2015 duhet të kishte filluar funksionimin vite më parë, por procesi u vonua për shkak të mungesës së akteve nënligjore që rregullonin këtë aspekt.

Kjo hallkë cilësohet si tejet e rëndësishme në kushtet kur Shqipëria ka nisur liberalizimin e tregut të energjisë ku aktualisht është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e bizneseve të lidhur në tension 35 kilovolt dhe pritet të pasohet nga bizneset e lidhura në tension 20kv.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në vend

Korça është goditur nga një tërmet pak minuta më parë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve lëkundja ka qenë e magnitudës 3,2 të shkallës Rihter. Epiqendra ...

21:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI