Flash

Lajçak jep detaje për takimin në Bruksel dhe tryezën e radhës

Lapsi.al 16 July 2020
Lajçak jep detaje për takimin në Bruksel dhe tryezën e

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati në Bruksel me kryeminsitrin e Kosovës, Avdullah Hotin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se takimi i radhës në mes tyre do të vazhdojë në fillim të shtatorit.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë do të vazhdojë në fillim të shtatorit”, është shprehur Lajçak.

Tutje, ai tregoi se cka u bisedua gjatë takimit me liderët Hoti-Vuçiç.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”, ka thënë Lajçak.

“Është e rëndësishmehe që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”.

Ai gjithashtu tregoi se tema e dytë është bashkëpunimi ekonomik në mes shteteve dhe krijimi i vendeve të punëve.

“Tema e dytë ishte bashkëpunimi ekonomik. Është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që nënkupton krijim të vende të punës dhe ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve të të dyja vendeve”, shtoi Lajçak.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në vend

Korça është goditur nga një tërmet pak minuta më parë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve lëkundja ka qenë e magnitudës 3,2 të shkallës Rihter. Epiqendra ...

21:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI