Flash

Rama: Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun. Përdorimi i maskave i detyrueshëm

Lapsi.al 16 July 2020
Rama: Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se është shumë e rëndësishme që maska të vendoset në mjedise të mbyllura pasi tashmë lufta me virusin është lufta me budallallëkun.

Sipas Ramës, virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun, refereruar këtu neglizhencës të mosrespektimit të masave nga qytetarët.

Rama bën apel që mos humbet vëmendja nga numrat pasi qeveria do bëjë maksimumin, por luftën me budallallëkun duhet ta bëjë secili, individi.

‘’Më vjen mirë që jemi sot këtu, dhe më vjen ndjesë për mos e filluar me ujin por me maskat. Shumë e rëndësishmë që ajo tëvendoset në mjedise të mbyllura. Për të mbrojtur veten e të tjerët. Shumë e rëndësishme që secili mos e humbasë vëmendjen nga numrat. Që e shikoni ishte e pritshme, por rriten. Ndërkohë që në kushtet e reja të krijuara, o do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Luftën me budallallëkun do e bëjë secili, qeveria do bëjë maksimumin, porn ë luftën me budallallëkun duhet ta bëjë individi nëse s’do të bjerë secili. Dhe një shprehje që e kam mësuar, ‘’Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun’’.’’- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI