Flash

Socialistet europiane dhe PPE deklaratë kundër Ramës: Po rrezikoni integrimin

Lapsi.al 16 July 2020
Socialistet europiane dhe PPE deklaratë kundër Ramës: Po

  • Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë qe të miratojë me shpejtësi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratë tre eurodeputetët, që janë jo pak të njohur për Shqipërinë shprehen se shumica parlamentare duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ata thonë se ndryshimet kushtetuese pa konsensur me të gjitha partitë politike mund të rrezikojnë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria është vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar, por sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen“, shtohet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI