Flash

Greqia nuk i hap kufijtë me Shqipërinë, të paktën deri më 31 korrik

Lapsi.al 16 July 2020
Greqia nuk i hap kufijtë me Shqipërinë, të paktën deri

Greqia vendosi sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinë deri më datë 31 korrik. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Gjithashtu vendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëm aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos” deri në një vendim të dytë më 31 korrik. Ky është vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do të jetë edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI