Flash

Takimi në Bruksel/ Kryeministri Hoti: Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë

Lapsi.al 16 July 2020
Takimi në Bruksel/ Kryeministri Hoti: Jemi në fazën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre të parë ballë për ballë në Bruksel. Takimi u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell i cili vlerësoi të dy krerët për vullnetin që treguan për tu riulur në dialog pas rreth 2 vitesh.

Në fakt, Borrell theksoi edhe faktin se ishte i lumtur që BE u rikthye të udhëheqë këtë dialog dhe pikërisht në Bruksel. Po ashtu ai priste që sot të kishte diskuime konstruktive por deri më tani i vetmi që është prononcuar është Hoti që ka bërë të qartë se tashmë Kosova është në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

"Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës.”, u shpreh Hoti.

Në fakt Hoti nuk ka bërë me dije se në çfarë aspekte është bërë progresi pasi vetëm disa ditë më parë në video- konferencën në prani të Merkel dhe Macron, ai i parashtrovi ‘ultimatume’ Vuçiçit si njohja reciproke, apo krimet e luftës, anëtarësimi në OKB të cilat Presidenti serb tha që nuk do i pranonte kategorikisht.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI