Flash

SPAK në aksion, disa arrestime tek Inspektorati Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës

Lapsi.al 16 July 2020
SPAK në aksion, disa arrestime tek Inspektorati Shëndetësor dhe

Një operacion është zhvilluar me urdhër të SPAK nga antikrimi ekonomik tek Inspektoriati Shtetëror Shendetësor dhe Instituti i Higjienës.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) kishte vendosur masat:

-“arrest në burg”, në mungesë, për 2 persona

-“arrest shtëpie”, për 9 persona

-“pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, për 3 persona

Kështu si rezultat i operacionit të sotëm janë arrestuar dy persona, ndërsa 12 të tjerët janë shoqëruar në polici dhe më pas janë lënë të lirë.

14 personat që kanë qenë nën hetim janë:

-5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë,

-1 punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë,

-8 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë,

-si dhe administratorë e përfaqësues të subjekteve të ndryshëm tregtarë.

Funksionarët publikë akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”. /panorama

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në vend

Korça është goditur nga një tërmet pak minuta më parë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve lëkundja ka qenë e magnitudës 3,2 të shkallës Rihter. Epiqendra ...

21:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI