Flash

Meta: Kushdo që flet në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia (VIDEO)

Lapsi.al 17 July 2020
Meta: Kushdo që flet në emër të popullit, ka një guxim

“Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.”. Ky është mesazhi që ka përsëritur presidenti Ilir Meta duke u ndalur tek çështja e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta. Në këtë mesazh, ai theksoi se kushdo që të flasë në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia.

MESAZHI I METËS

Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.

Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.

POPULLI FLET VETË! ??

Të këshilluara

55 raste të reja me koronavirus në vend

55 raste të reja janë testuar pozitivë me Covi 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Burime të Lapsit.al bëjnë me dije se momentalisht tek Spitali Infektiv jan...

10:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI