Flash

OKB kërkon 10 miliardë dollarë për luftën ndaj koronavirusit

Lapsi.al 17 July 2020
OKB kërkon 10 miliardë dollarë për luftën ndaj

OKB apeloi për 10.3 miliardë dollarë për të ndihmuar luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Bëhet fjalë për fondin më të madh ndonjëherë. Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura të ulëta dhe të brishta. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dështimi për të vepruar mund t’i zhbëjë dekadat e zhvillimit. Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanë bërë thirrje për dy miliardë dollarë.

Apeli i rishikuar është rekord, por, sipas OKB-së, vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat. Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja. Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit. COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në vend

Korça është goditur nga një tërmet pak minuta më parë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve lëkundja ka qenë e magnitudës 3,2 të shkallës Rihter. Epiqendra ...

21:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI