Flash

Fshirja e 'mistershme'/ Ripublikohet deklarata e eurodeputetëve kundër planit të Ramës

Lapsi.al 17 July 2020
Fshirja e 'mistershme'/ Ripublikohet deklarata e eurodeputetëve

Parlamenti Europian e ripublikoi sot deklaratwn e përbashkët të tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, e cila u fshi dje nw mwnyrw 'misterioze'.

Pavarësisht se gjuha e përdorur mbrëmë është zbutur, thelbi i deklaratës është i njëjti: Të mos preket marrëveshja e 5 qershorit.

Në deklaratën e publikuar thuhet se çdo vend është i lirë që të bëjë ndryshime në sistemin zgjedhor por kjo duhet bërë në konsensus të plotë me të gjithë faktorët dhe aktorët politikë, si dhe të paktën një vit përpara zgjedhjeve.

Lexo më tej: Socialistet europiane dhe PPE deklaratë kundër Ramës: Po rrezikoni integrimin 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Deklarata e plotë e ripublikuar: 

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian. Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës. Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen.

Të këshilluara

55 raste të reja me koronavirus në vend

55 raste të reja janë testuar pozitivë me Covi 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Burime të Lapsit.al bëjnë me dije se momentalisht tek Spitali Infektiv jan...

10:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI