Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Video/ Mourinho sheh Europën: fiton derbin e Londrës me përmbysje

Lapsi.al 12 July 2020
Video/ Mourinho sheh Europën: fiton derbin e Londrës me përmbysje

Tottenham bën një hap përpara drejt Europës duke mundur Arsenal 2-1 në ‘North London Derby’. Nuk mjafton për Gunners goli i Lacazette në të 16’: Son barazoi pas vetëm tre minutash, Alderëeireld firmosi golin e fitores në fund. Vazhdon të bëjë mirë Wolverhampton: Raul Jimenez (11m), Dendoncker e Diogo Jota fundosin Everton. Trezeguet ringjalli me një dygolësh Aston Villa: Crystal Palace mposhtet 2-0.

TOTTENHAM-ARSENAL 2-1

Ishte një derbi ritmik ai mes Spurs të Mourinho e Gunners të Arteta, në kërkim të pikëve të rënda për Europën. Në fund është tekniku portugez që ka festuar, ndërsa Arsenal mund të ketë rezerva për disa raste të të pashfrytëzuar në pjesën e dytë e për faktin se coi dëm avantazhin e minutës së 16’, kur Lacazette rikuperoi një top të humbur nga Aurier e konkludoi me një të djathtë nga 20 metra të saktë po aq sa të fuqishme, që nuk i la asnjë shans Lloris. Spurs, nuk u dekurajuan dhe barazuan tre minuta më vonë. Këtë herë gabimi difensiv është për tu ndarë mes Kolasinac e David Luiz, Son kapi pasimin e boshnjakut e kaloi Emiliano Martinez. Në minutën e 81 ndodhi ajo që nuk pritej, duke parë presionin që po bënte Arsenal: Alderweireld me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi firmosi 2-1, pa i lënë mundësi të besuarve të Artetas të reagonin: fitoi Tottenham, që shkoi në vendin e tetë (i mundshëm për kualifikimin në Europa League) me 52 pikë, duke parakaluar Arsenal me 50.

WOLVERHAMPTON-EVERTON 3-0

Pas dy humbjeve radhazi skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo fundosi atë të Carlo Ancelotti e vazhdon të shpresojë në kualifikimin në Champions. Wolves morën avantazhin në fundin e pjesës së parë me penallti të shkaktuar nga Digne ndaj Podence: i saktë Raul Jimenez nga pika e bardhë. Dyfishimi erdhi një minutë pas rifillimit: Dendoncker kërceu mbi të gjithë e mposhti Pickford. Wolves mbyllën ndeshjen në të 74’, falë një të majtë spektakolare të Diogo Jota. Wolves kthehen në vendin e gjashtë duke kaluar Sheffield United, ndërsa për Toffees është lamtumirë e ambicjeve europiane.

ASTON VILLA-CRYSTAL PALACE 2-0

Për Villans mbijetesa mbetet e vështirë por fitorja e parë nga janari, kundër Crystal Palace, ka mbërritur falë dygolëshit të Trezeguet, duke i lejuar skuadrës së drejtuar nga Dean Smith të besojë akoma në mrekulli. Aston Villa u rrit me kalimin e minutave e avantazhin e mori në shtesën e pjesës së parë, me Trezeguet që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë zhvillimet e një goditje dënimi. Dyfishimi erdhi në minutën e 59’: është përsëri egjiptiani që shënoi, duke përfituar nga një përgjumje difensive e Eagles. Me rezultatin 2-0 Aston Villa shkon në -4 nga Watford i katërti nga fundi: mbijetesa është e vështirë, por ende e mundur.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Wolverhampton Wanderers 3 - 0 Everton

Aston Villa 2 - 0 Crystal Palace

Tottenham Hotspur 2 - 1 Arsenal

AFC Bournemouth 0 - 1 Leicester City

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI