Flash

Foto/ Përplasja e Ferrarit pak sekonda nga starti: "Faji im i gjithi"

Lapsi.al 12 July 2020
Foto/ Përplasja e Ferrarit pak sekonda nga starti: "Faji im i

Më keq se kaq nuk mund të shkonte e pas vendit të 10 e 11 në kualifikuese, Vettel e Leclerc nxorrën jashtë njëri tjetrin në xhiron e parë të GP të Stirias. Zhgënjim i madh për katër herë kampionin e botës: "Isha në luftë me dy makina të tjera, isha në kthesën 3 e Charles mori trajektorën e brendshme. U mundova ta mbyll normalisht, nuk prisja të provonte gjë aty. Është mëkat që nodhi kjo, por nuk mund të bëja asgjë".

LECLERC: "FAJI IM, MË FAL SEB"

Merr gjithë përgjegjësinë për atë që ndodhi Charles Leclerc që zbuloi se i ka kërkuar ndjesë shokut të tij të skuadrës Seb e skuderisë: "I kërkova falje Seb, gabova dhe jam i sinqertë në ndjesën time. Nuk u tregova fare i aftë, jam i zhgënjyer me veten. Eshtë faji im, marr përsipër përgjegjësitë e mia e them se më vjen keq për gjithë skuadrën që bëri gjithcka për të na cuar një hap përpara. E cova dëm unë, por kisha shumë dëshirë të bëja mirë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI