Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Tifozët i fyejnë gruan, Immobile shfryn dufin: "Lëreni të qetë familjen time"

Lapsi.al 12 July 2020
Tifozët i fyejnë gruan, Immobile shfryn dufin: "Lëreni

Në shtëpinë e Lazios atmosfera është e tensionuar. Pas humbjes me Sassuolo tifozët bardhekaltër janë vërsulur kundër lojtarëve në rrjetet sociale duke ngritur tonet e duke i ofenduar të gjithë. Një sulm që nuk i ka pëlqyer Ciro Immobile, që ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve bashkë me gruan e tij Jessica."Me shumë mundësi këtu është dikush që harron lehtë, kështu që iu kërkoj të lini rehat familjen time - ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale sulmuesi i Lazios -. Nëse doni të shkruani fyerje apo banalitet bëjeni tek unë direkt, familja ime nuk hyn fare këtu, faleminderit”.

Një shfryrje dufi për të ndaluar një pjesë të tërbimit e valangën e fyerjeve e në anën tjetër për të mbrojtur familjen e tij, duke kërkuar respekt e duke i kujtuar të gjithëve atë që Lazio arriti të bënte këtë sezon. Pavarësisht 29 golave sezonalë, në fakt, në pak ditë nga idhull i ultrasve Ciro u shndërruar në një nga shënjestrat e preferuara të tyre.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI