Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Video/ "Katundar i k**it": reagimi i Gasperini ndaj provokimit të tifozit të Napolit ka plasur polemikat

Lapsi.al 12 July 2020
Video/ "Katundar i k**it": reagimi i Gasperini ndaj provokimit të

Një stuhi e vërtetë polemikash është përplasur mbi Atalantën, Gasperinin e një drejtues të klubit bergamask, jo për barazimin 2-2 me Juventus, por për atë që ndodhi përpara takimit, kur Dea mbërriti në Torino. Tifozi napoletan, duke iu afruar teknikut zikaltër që sapo kishte zbritur nga autobusi i skuadrës, e kishte pyetur në mënyrë provokuese: "Pas 10 vjetësh do ta luani ndeshjen apo do tia dhuroni si zakonisht? Forca Napoli!", dëgjohet në një video që qarkullon tashmë në rrjetet sociale.

Referimi ishte për Juventus, por kjo e ka bezdisur Gasperinin, që fillimisht tentoi ta largonte pastaj iu përgjigj: "K**ush, shko të bësh një xhiro". E ndërsa tifozi po largohej, një shoqërues i skuadrës vazhdoi fyerjet: "Kokë k**i, katundar i k**it ", dëgjohet në video. Fyerje që kanë provokuar indinjatë e madje edhe tërbim në rrjetet sociale.

Ngjarja nuk ka kaluar pa vëmendje edhe për Prokurorinë federale, që, sipas asaj që bën të ditur Ansa, është aktivizuar duke hapur një procedim kundrejt një team manager Mirco Moioli e ndaj klubit për përgjegjësi objektive.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI