Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Kukësi mesazh për Kupën: Teuta shkatërrohet 3-0 në një ndeshje 10 kundër 9

Lapsi.al 11 July 2020
Kukësi mesazh për Kupën: Teuta shkatërrohet 3-0 në

Fitore e rëndësishme e Kukësit, që tani mund të përqendrohet vetëm tek gjysëmfinalja e kthimit e Kupës, sepse vendin e dytë nuk ia merr dot askush, pas fitores 3-0 përballë Teutës. Suksesi në Elbasan Arena u ndërtuar që në pjesën e parë e ku vendosi ofensiva e rëndësishme e Bluve, që bëri të mos ndihej mungesa e kryegolashënuesit Shkurtaj.

Goli i shpejtë i pësuar nga Limaj në minutën e 5, përshpejtoi mbrëmjen jo për durrsakët, që bënë një pjesë të parë për tu harruar. E në fakt, pas 1-0 Kukësi bëri në fushë cfarë deshi: Cooper shënoi në të dytën ndeshje radhazi, duke mposhtur Frashërin brenda zonës, pikërisht në asist të Abazajt, në minutën e 12′.

Ganezi shënoi dygolëshin e parë me fanellën e Kukësit në minutën e 35′ në një ftesë të parefuzueshme të Abazajt, duke e cuar kuotën sezonale në 4 rrjeta. E gjithë bukuria e 45 minutave të para u prish në të dytën ku tre kartonë të kuq të treguar nga Enea Jorgji kondicionuan performancën. Në të 54 Aleksi mori kartonin e dytë të verdhë, duke shprehur gjithë tërbimin e tij ndaj Jorgjit, ndërsa edhe Beqja e pasoi në të 65, pasi u bë portieri i padeklaruar i Teutës, në tentativë për të shpëtuar golin e katërt. Karton i kuq por gol nuk ka sepse Musolli hiponotizohet nga Frashëri, që nuk kishte harruar sic duket mënyrën e ekzekutimit të ish-shokut të skuadrës.

Një ndeshje e vendosur me superioritetin e tre golave dhe dy lojtarëve më tepër, që i dhanë mundësinë Shehit trë provojë cilin të ri mundi, përpara se edhe Krasniqi të dilte me karton të kuq nga fusha, pas ndërhyrje së gabuar ndaj Çyrbjas.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI