Flash

Lojtari shqiptar infekton Zyrihun: zbulohen raste të tjerë me Koronavirus në skuadër

Lapsi.al 11 July 2020
Lojtari shqiptar infekton Zyrihun: zbulohen raste të tjerë me
Alarmi Koronavirus në Super League në Zvicër. Pozitiviteti me Covid-19 i Mirlind Kryeziut nuk është aspak një rast i izoluar. Kontrollet e bëra nga Zyrih kanë evidentuar të tjerë të infektuar mes lojtarëve. Klubi për momentin nuk ka specifikuar numrin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë në test, por ka lajmëruar se "të gjithë të teseruarit janë vendosur në izolim". Një situatë që vë në rrezik serioz zhvillimin e rregullt të kampionatit zviceran. "Po ndjekim linjën e instruksionet e Departamentit shëndetësor të kantonit e do adoptojmë masat e nevojshme", ka shpjeguar FC Zyrih, skuadra e parë europiane në karantinë. I menjëhershëm e i ashpër reagimi i presidentit të Sion. "Kampionati duhet të mbyllet menjëherë", ka deklaruar Christian Constantin pas shtyrjes së ndeshjeve Zyrih-Sion e Basel-Zyrih. "Kemi lënë Kupën e Zvicrës në gusht sepse në nivel mjekësor nuk mund të luhej cdo dy ditë - ka shtuar -. Si do bëjmë të rikuperojmë ndeshjet duke qenë se Uefa ka kërkuar të mbyllen kampionatet brenda 3 gushtit. Për më tepër Basel luan edhe në Europa League...".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI