Flash

"Luajtëm për shokët e infektuar me Koronavirus": Kalari i dëshpëruar për barazimin

Lapsi.al 10 July 2020
"Luajtëm për shokët e infektuar me Koronavirus": Kalari

"Po të kishte shënuar Bardhi, do të flisnim ndryshe". Kalari e di se futbolli nuk është me 'po të', por kur rezultati të shpëton në minutat shtesë është gjithnjë keqardhje e madhe. "Për këtë më vjen keq më shumë sot. Kemi bërë një ndeshej të mrekullueshme duke patur parasysh situatën e ditëve të fundit. Më vjen keq se dhamë gjithçka luajtëm për gjithçka sot. Kishim besim se do t’ia arrinim fitoren, por duhet të jemi krenarë për atë çfarë bëmë sot".

Një mendim edhe për 5 lojtarët e infektuar me Koronavirus vetëm një ditë përpara ndeshjes me Tiranën. E është pikërisht atyre që Kalari ia atribuon performancën e të kuqve në derbi: "Nuk është e pakët kjo situatë që kemi kaluar - komentoi zv trajneri i Partizanit -. U mblodhëm dhe diskutuam dhe thamë të japim maksimumin në fushën, edhe për ata djem që janë infektuar me koronavirus. Dhamë çdo gjë, luajtëm dhe për ata".

Në fund nuk mund të mos prekej cështja Sormani: "Nuk ka asnjë thyerje. Ai e ka stërvitur sot ekipin. E mora vesh para se të vija në stadium që do ta drejtoja unë ekipin. Për gjërat e tjera, nuk janë pyetje që më takojnë mua. Janë vendim që u takojnë drejtuesve të klubit. Nuk mund t’i japë këto përgjigje".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI