Flash

Egbo e ka titullin në duar: "Nuk presim të na dhurojnë pikët"

Lapsi.al 10 July 2020
Egbo e ka titullin në duar: "Nuk presim të na dhurojnë

"Është sprinti i fundit. Derbi dihet që nuk është një ndeshje e thjeshtë". Emanuel Egbo është i kënaqur pas ndeshjes, ku mori një tjetër rikuperim nga të tijtë, por mbi të gjithë një pikë që e afron ndjeshëm me titullin: "Ishte një ndeshje që do shumë motivim dhe karikim - tha nigeriani -. Në vinim nga humbja me Kukësin dhe humbja me Bylisin në Kupë që kishte ndikuar në vetëbesimin e lojtarë. Duhet të jemi të kënaqur shyqyr Zotit barazuam në fund".

Një barazim kur pothuaj shpresa ishte venitur, i ardhur vetëm në të 92, por që e fut tashmë teknikun nigerian në llogaritë e veta, pa patur nevojë për të parë ndeshjet e të tjerëve: "Ne kemi ndeshje në Kupë, pastaj do fillojmë të mendojmë për ndeshjet e kampionatit - vlerësoi Egbo pas derbit me Partizanin -. Nuk presim që të na dhurojnë pikët, ose të presim nga ekipet e tjera. Është në dorën tonë titulli. Do të futemi në fushë për t’i marrë ndeshjet një nga një. Në fund të kampionatit do t’i bëjmë llogaritë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI