Flash

Europa League, Inter shmang United: shorti drejt finales nuk është i lehtë

Lapsi.al 10 July 2020
Europa League, Inter shmang United: shorti drejt finales nuk është i
Nuk është ditë me fat për skuadrat italiane në Europë. Pas shortit të Champions, në Nyon është përcaktuar edhe ai i Europa League, që do të rinisë në 5 gusht e do të mbyllet në 21 të të njëjtit muaj. Për momentin asnjë nga skuadrat që kanë arritur në 1/8, përfshirë Inter e Roma, nuk ka në xhep biletën për në Final Eight që do të luhet në Gjermani nga 10 në 21 gusht në stadiumet e Koln, Duisburg, Düsseldorf e Gelsenkirchen. Nëse Inter do të mundë Getafe në ndeshjen teke do të përballet me fituesen Bayer Leverkusen-Rangers, ndërsa Manchester United e ka rrugën shumë më të shtruar. 1\8 E FINALES Shakhtar Donetsk-Wolfsburg (2-1) Bayer Leverkusen-Rangers (3-1) Wolves-Olympiacos (1-1) Manchester United-LASK (5-0) Basel - Eintracht Frankfurt (3-0) Copenhagen-Istanbul Basakşehir (0-1) Getafe-Inter e Roma-Sevilla në ndeshje teke ÇEREKFINALET 1 - Fituesja e Shakhtar Donetsk-Wolfsburg vs fitueses mes Basel-Eintracht Frankfurt 2 - Fituesja e Manchester United-LASK vs fitueses mes Copenhagen-Istanbul Basakşehir 3 - Fituesja e Getafe-Inter vs fitueses mes Bayer Leverkusen-Rangers 4 - Fituesja e Roma-Siviglia vs fitueses mes Wolves-Olympiacos GJYSËMFINALET Fituesja cerekfinales 2- Fituesja cerekfinales 4 Fituesja cerekfinales 3- Fituesja cerekfinales 1 DATAT 1\8 e finales 5/6 gusht (18:55, 21:00 CET) Cerekfinalet 10/11 gusht (21:00 CET) Gjysëmfinalet 16/17 gusht (21:00 CET) Finale 21 gusht (21:00 CET) STADIUMET Stadion Köln në Këln (finale) MSV Arena në Duisburg Dusseldorf Arena në Düsseldorf Arena AufSchalke në Gelsenkirchen

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI