Flash

F1, Alonso kthehet tek Renault në 2021: "Skuderia ka forcën të kthehet në podium, ashtu si edhe unë

Lapsi.al 9 July 2020
F1, Alonso kthehet tek Renault në 2021: "Skuderia ka forcën
Tani është zyrtare: Fernando Alonso do të kthehet të garojë në Formula 1. Pas lamtumirës në përfundim të sezonit 2018, piloti spanjoll ka vendosur të rikthehet në cirkus nga sezoni i ardhshëm e do ta bëjë në drejtimin e Renault. Piloti asturian do të zëvendësojë Ricciardo, që ka kaluar tek McLaren, e do të ndajë box-in me Ocon: "Renault është familja ime, kujtimet e mia më të shtrenjta në Formula 1 me dy tituj e fituar botëror, por tani shoh përpara". "Është një burim i madh krenarie - shton ish-ferraristi - e me një emocion të jashtëzakonshëm po kthehem në skuadrën që më ka dhënë një mundësi në fillim të karrierës sime e që tashmë më jep mundësinë të kthehem në nivelet e larta. Kam parime e ambicje në linjë me projektin e skuadrës. Progreset e tyre të këtij dimri japin besueshmëri për objektivat e sezonit 2022 e do të ndaj gjithë eksperiencën e garave me të gjithë, nga inxhinierët tek mekanikët e tek shokët e mi të skuadrës. Renault i ka mjetet për tu kthyer në podium, ashtu si edhe unë". "Duke parë lidhjen e fortë historike e emotive mes skuadrës e pilotit spanjoll - Renault e Alonso kanë fituar dy tituj botëror së bashku në 2005 e në 2006 - ky vendim është si i kuptueshëm aq edhe domethënës për të ardhmen", shkruhet në komunikatën e skuadrës franceze.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI